E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët e botës dënojnë sulmet me bomba në Boston

Liderët botërorë kanë dënuar sulmet vdekjeprurëse me bomba në Maratonën vjetore në Masaçusets të Bostonit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, i ka cilësuar si të tmerrshme, dy shpërthimet që ndodhën në maratonën e Bostonit  të cilën e ka cilësuar “si një ngjarje që tregon bashkimin e njerëzve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dënuar krimin barbar dhe Shteteve të Bashkuara u ka ofruar ndihmën e Rusisë.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se vendi i tij ndjen dhembje dhe vuajtje, për këtë ngjarje të rëndë.

Nga këto shpërthime u vranë tre njerëz dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Aktualisht asnjë i dyshuar nuk është arrestuar dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Hetuesit amerikanë të udhëhequr nga agjencia FBI po analizojnë video xhirimet e bëra nga shikuesit, si pjesë e kërkimeve për ata që i kryen këto sulme me bomba.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›