Liderët e rajonit: lëvizje më e lirë e njerëzve

Lëvizja e lirë e njerëzve. Kjo ishte tema e diskutuar në takimi e organizuar në Prizren nga liderët e rajonit. Presidenti Sejdiu në fjalën e tij tha se temë e këtij takimi ka qënë lëvizja e lirë e njerëzve dhe kapitalit, pasi tashmë eshtë një ëndërr ku vendet e ballkanit të lëvizin pa viza. Ndërsa presidenti i Shqipërisë Bamir Topi vlerësoi takimin e nisur në Vlorë një vit më parë, më pas në Ohër e tashmë në Prizren si një sukses. Ndërkohë Topi theksin e vuri tek Kosova, e cila tashmë ka një zhvillim të ndjeshëm krahasuar me dy vite më parë,pasi në historinë e dy vendeve janë si dy pika uji në një oqean. Ai shtoi se janë dy vite ku Kosova i është bashkangjitur një ëndrre që është konsideruar si një ëndërr euroantlantike. "Gjatë dy viteve është forcuar kominikimi mes dy vendeve, dhe përtej dialogut politik e njerëzor ka projekte të përbashkëta ekonomike", shtoi ai. Në përfundim Topi theksoi se Maqedonia dhe Mali i Zi kanë fituar statusin e lëvizjes së lirë të njerëzve , dhe se Shqipëria është në prag të marrjes së këtij statusi. Ndërsa presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, vuri në dukje se veç qarkullimit të lirë të njerëzve, dhe mallrave teme e takimit ka qënë edhe zhvillimi i infrastrukturës, dhe se të gjitha këto tema tashmë zgjidhen përmes dialogut, dhe njëkohësisht duke mos pasur mëshirë ndaj krimit të organizuar. Ndërsa presidenti i Maqedonisë Giorge Ivanov nuk la pa përmëndur sukseset e takimeve në vijim, ndërsa vuri në dukje temën e takimit, pasi të katërt vendet tashmë kanë krijuar dhe themeluar një mini shengen, pra lëvizje e lirë mes vendeve, citoi ai.