Kakavijë, SHKB arreston policin kufitar

Specialistët e Sektorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, kanë arrestuar një punonjës të Policisë Kufitare në Kakavijë.
I arrestuari me inicialet K.B kryente detyrën e Operatorit në kufi dhe dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Kryerjes së veprimeve arbitrare".
Punonjësi i Policisë dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga Berati rreth 500 Euro dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Hetuesit kanë marrë në pyetje të ndaluarin dhe kanë mbledhur dëshmitë në vendin e ngjarjes për ta zbardhur tërësisht atë