Lideri i LSDM Maqedonia ka nevoje per zgjedhje te reja

Shkup 18 shator 2011 NOA 8211 Lideri i partise me te madhe opozitare ne Maqedoni LSDM Branko Cervenkovski nuk perjashton zgjedhje te shpejta te parakohshme ne Maqedoni. Kete deklarate ai e dha gjate nje interviste per radion Evropa e Lire duke nenvizuar se pritshmerite e partise se tij jane se ne Maqedoni do te pasojne zgjedhje te parakohshme per shkak te rritjes se pesimizmit.
Kemi pesimizem duke ndjekur se ne cilin drejtim po shkon vendi. Pas zgjedhjeve te 5 qershorit qeveria e vjeter e re me nje krye Gruevskin nuk beri asnje korrektim apo ndryshim te qasjes se saj po vijon me politikat e njejta ku situata po perkeqesohet tensionet politike po rriten dhe kriza politike eshte e pashmangshme dhe kuptohet se menyra per shmangur kete jane zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Maqedonia eshte nje shtet qe cdo dite po behet sa me pak e lire dhe sa me pak demokratike duke u larguar nga percaktimet strategjike evroatlantike deklaroi Cervenkovski. Sipas tij opozita do te vazhdoje betejen e saj institucionale per te shfaqur kritikat ndaj kursit te gabuar te pushtetit aktual por Cervenkovski shtoi se ne rast se pamundesohet demokracia ne institucione atehere do te perdoret demokracia e rrugeve dhe ky do te jete nje veprim politik i opozites.
Lidhur me veprimin e partise shqiptare BDI ne Qeveri dhe per hapat e metejshem Cervenkovski theksoi se nuk e di se cfare do te beje kjo parti dhe se qendrimet e tyre nuk bazohen ne pritjet qe mund te ndodhin nga hapat e ndermarre nga BDI. Sipas tij ashtu sikur Gruevski qe ndau pergjegjesine per amnistimin e rasteve te Hages ashtu edhe Ahmeti do te ndaje pergjegjesine per bllokimin e proceseve euroatlantike.
a.q/NOA/ Evropa e lire