E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatët kritikojnë Edi Ramën

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 13:30

Aleati historik i socialistëve, kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi kritikon vijën e re politike të selisë rozë.

Gjinushi tha se selia rozë me bashkëpunimin e saj me shumicën po shndërrohet në një alibi për mosarritjet e qeverisë.

Një tjetër vlerësim negativ i Gjinushit për selinë rozë kishte të bënte me nismën e saj, për të propozuar ndryshime në rregulloren e Kuvendit.

Këto kritika pritet të bëhen të njohura direkt për krye-socialistin Edi Rama në takimin që pritet të zhvillohet mes tij, kreut të PSD-së dhe aleatëve të tjerë ditën e martë.

Edhe më herët kreu i PSD-së, ashtu si dhe aleatë të tjerë, ka kritikuar qëndrimet e lidershipit socialist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›