Irani arrestoi 5 gazetarë të BBC-së

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 13:30
Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar se pesë iranianë, që punonin për shërbimin televiziv në gjuhën farsi të BBC-së, janë arrestuar.
Ata ishin arrestuar të shtunën, derisa e punonin një emision dokumentar pa autorizim nga departamenti i shtypit të jashtëm të ministrisë së Kulturës.
Ministri Mohamad Hoseini i ka konfirmuar arrestimet dhe tha se shërbimi i inteligjencës së shpejti do të japë më tepër detaje.
Shërbimi i BBC-së në gjuhën farsi është i ndaluar në Iran, por ai mund të shikohet përmes satelitit.
Qeveria e akuzon atë se transmeton raporte negative për Iranin dhe se po nxitë kryengritje.