Vrasja e 17-vjeçares, babai i autorit: Djali i fi ksuar. S’na pranuan në mort
"Doli me thikë në dorë dhe i gjakosur... Më tha që e kishin vra-rë...". Ky është rrëfimi i babait të 27-vjeçarit, Ersnik Gjoshi, i cili dy ditë më parë goditi me thikë në zemër bashkëshorten e tij, 17-vjeçaren Anxhela Hado. Për të mbërritur në familjen e 48-vjeçarit Ramiz Gjoshi, makina duhet të shkëputet nga rruga kryesore e aksit Tiranë-Elbasan, për t'u futur në një rrugë gjarpëruese, ku ndihet vetëm afshi përvëlues i asfaltit dhe zukatja e ndonjë bulkthi.
Banesa ku ka ndodhur krimi i paradyditëve, ku mbeti viktimë një 17-vjeçare ndodhet në hyrje të fshatit Hekal. Në familjen Gjoshi akoma nuk u besohet se ka ndodhur një tragjedi e tillë dhe askush nuk merr guximin që të rrëfejë atë që ka ndodhur. Me lot në sy, Ramiz Gjoshi rrëfen momentin kur ka gjetur të shtrirë në tapet nusen e tij. "Ishte e nxirë në fytyrë dhe sytë i kishte të dalë. Nuk pashë gjak, por e kuptova se diçka kishte ndodhur", pohon 48-vjeçari.
Ai tregon për takimin e tij me djalin, Ersnikun në polici pas krimit dhe vrasjes së 17-vjeçares. "Më fal - më tha. - Unë e bëra...", rrëfen babai i 27-vjeçarit, i cili dy ditë më parë goditi për vdekje nusen e tij.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)