E Diel, 1 Nëntor 2026

Lideri i opozitës në Maqedoni, Cërvekovski fton për debat publik kryeministrin Gruevski Lideri i opozitës në Maqedoni, Branko Cërvenkovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski

Lideri i opozitës në Maqedoni, Branko Cërvenkovski ka ftuar në debat televiziv kryeministrin Nikolla Gruevski për të diskutuar mbi çështjet që do të dëshironte kreu i Qeverisë. Kjo deklaratë erdhi pas akuzave në rritje nga partia qeverisëse VMRO DPMNE se Maqedonia ende vuan periudhën e tranzicionit kur qeveriste opozita aktuale, LSDM. Sipas kësaj partie, privatizimet dhe mbyllja e fabrikave, humbja e vendeve të punës ndodhën për shkak të LSDM-së dhe qeverisjes së saj, që përfshin qeverisjet pas viteve ’90 dhe nga 2002-2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›