E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension në Jerusalem, Hamasi bën thirrje për intifadë

"Duhet të bëhen plane për t'iu përgjigjur projekteve sioniste. Disa veprime duhet të programohen në një afat të gjatë dhe të mos jemi të përkohshëm sa për të zbutur zemërimin dhe më tej të ndalojmë", deklaroi Musa Abu Marzuq, zëvendësshefi i zyrës politike të Hamasit nga zyra e tij në Damask, për televizionin e Katarit Al-Xhazira.

Përurimi i sinagogës Hurva dhe plani për ndëritmin e 1 600 vendbanimeve të reja në Jerusalemin lindor solli që mijëra persona, shumica studentë të dalin në rrugët e Rripit të Gazës për të protestuar, gjatë të cilave pati disa përleshje mes të rinjve dhe policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›