Lideri turkmen urdhëron garë bukurie për kuajt
Presidenti i Turkmenistanit shpalli sot një dekret për të zgjedhur kalin më të bukur në vend.
Presidenti Gurbanguly Berdymuhamedov tha se gara e bukurisë së kuajve të racës së lashtë `Akhal Teke` duhet të mbahet çdo vit në muajin prill.
Sipas tij, kuajt më të mirë, që njihen me emrin "krahët e tukrmenëve", do të zgjidhen që "ta promovojnë lavdinë e racës së kuajve në botë".
Kali i kësaj race është në qendër të stemës së Turkmenistanit.
Ish presidenti i ndjerë, Saparmurat Nijazov, nxiti reagime të ndryshme kur hapi një qendër për kuajt me pishina, ajër të kondicionuar dhe reparte mjekësore, e cila kushtoi 20 milionë dollarë.