E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 35 militantë në Turqi

Policia e Turqisë ka arrestuar 35 anëtarë të dyshuar të grupit militant islamik turk Hezbollah. Raportohet se arrestimet janë bërë në afërsi të Stambollit. Agjencia Anatolia njoftoi se grupi nuk është i lidhur me grupin Hezbollah në Liban.

Grupi turk Hezbollah ishte aktiv nga fundi i viteve të 1980-ta gjatë përleshjeve të grupeve guerile kurde dhe trupave turke, dhe thuhet se ka vrarë një numër separatistësh dhe kryengritësish kurdë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›