E Diel, 1 Nëntor 2026

Lideri ujgur: 10 mijë persona mungojnë në Xinjiang

Gjatë dhunës etnike më të rëndë të dekadave të fundit në rajonin Xinjiang, më pesë korrik anëtarët e komunitetit ujgur sulmuan kinezët han në kryeqendrën e rajonit Urumqi, pasi policia u përpoq të shpërndante një protestë që shpërtheu pas disa sulmeve fatale kundër punëtorëve ujgurë të një fabrike në jug të Kinës. Disa ditë më pas kinezët han në Urumqi u përgjigjën me sulme hakmarrëse. 

Bilanci zyrtar i të vrarëve është 192 persona, shumica e tyre ishin kinezë han, që përbëjnë edhe shumicën e popullsisë prej 1.3 miliardë banorësh të Kinës. Ndërsa pjesa tjetër ishin ujgurë, një komunitet mysliman me lidhje të forta kulturore me Azinë Qendrore dhe Turqinë. Kadeer, e cila i kundërshton akuzat e qeverisë kineze se ajo është nxitësja kryesore e protestave, deklaroi se nuk e besonte bilancin zyrtar dhe se shumë ujgurë rezultojnë të zhdukur.

"Rreth 10 mijë persona që ishin në protestë u zhdukën nga Urumqi brenda një nate", deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp në Tokio.Ajo bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të dërgojë atje një ekip të pavarur hetuesish për të zbardhur ngjarjen.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›