E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuela do ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë

Venezuela do të tërheqë ambasadorin e saj nga Kolumbia dhe do të ngrijë marrëdhëniet me fqinjin e saj Andean, tha Presidenti Hugo Chavez, pas akuzave këto ditë mbi kërkesat me shtimin e trupave dhe pretendimeve për furnizimin me armë.
" Unë kam propozuar tërheqjen e ambasadorit tonë nga Bogota, për të tërhequr personelin tonë diplomatik"tha lideri venezuelian gjatë një takimi televiziv me ndihmësit e tij më të afërt. " Ne do të bllokojmë marrëdhëniet tona me Kolumbinë"-shtoi ai.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga qeveria kolumbiane.
Vendimi i marrë ngre shqetësimet për përtëritjen e tensioneve në rajonin Andean, i cili ka qënë në prag të konfliktit të armatosur kur Venezuela zhvendosi trupat në kufirin e saj me Kolumbinë pasi Bogota bombardoi një kamp rebel në Ekuador në mars të 2008.
Njoftimi vjen një ditë pasi Kolumbia tha se armët e blear nga Venezuela në Suedi kanë shkuar në dorë të rebelëve të FARC, të cilët kanë qënë në luftë me qeverinë e Bogotës për më shumë se katër dekada.
Zëvendëspresidenti Kolumbian Francisco Santos deklaroi të hënën se qëveria e tij është duke hetuar se si armët anti-tank kanë gjtur rrugën e tyre për tek FARC, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë.
Chavez, popullariteti I të cilit ka qënë në rënie duke qënë se të ardhurat e dobëta të naftës kanë dëmtuar ekonominë e kombit të OPEK-ut, tha se akuza ishte e pabazuar dhe një manipulim I madh.
Ai tha se FARC siguron armë nga disa vende duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Izraelin, por se Kolumbia veçoi Venezuelën për ta fajësuar.
Ditët e fundit, Chavez është ankuar rreth veprimeve të Kolumbisë e cila ka në plan të parë kërkesën për më shumë trupa të Shba-së për të ndihmuar në luftën kundër trafikantëve të drogës atje.
Venezuela gjithashtu do të zëvendësojë importet nga Kolumbia, tha Chavez. Ai tha se kombi karaibian I pasur me naftë do përqëndrohet më shumë drejt Brazilit dhe Ekuadorit për importet e tij të mëdha në prodhime bujqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›