E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Pse PS-ja nuk duhet të bojkotojë insitucionet

“Historia politike do të beje analizat e saj, Partia Socialiste e meritonte të ishte maxhorancë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe të pershpejtonte proçeset e ngadalësuara  të përfitimit të lëvizjes së lirë apo të perfitimit të statusit të vendit kandidat”, tha Malaj.

Ai shtoi se nëse në zgjedhje PS-ja nuk fitoi është e pa pranueshme, dhe e dëmshme për të ardhmen e Partisë Socialiste që në të vetgjendet jashtë parlamentit, “pikërisht në momentin që për këto sfida, për këto vonesa dhe dështime të maxhorancës Berisha, në të mund të zhvillojmë një opozitë efektive, pse jo të kërkojmë që kontrollin parlamentar të plotësimit për  liberalizimin e vizave ta marrë opozita, pse jo kontrollin periodik  të ecurisë për përfitimin e statusit të vendit kandidat ta marrë në parlament opozita”.

Malaj tha më tej, se nuk do të ishte mirë për Partinë Socialiste që kur shqiptarët të përfitonin nga procesi i liberalizimit të vizave,  të ishte jashtë Parlamentit, ç’ka sipas Malajt-nuk do të ishte aspak moderne. “Nuk do të ishte mirë për çdo socialist, që kur shqiptaret të përfitojne lirinë për të levizur, ku prindërit të takojnë lirisht fëmijët e tyre në emigrim, ku mijëra studentë mund të lëvizin lirisht për ëndrrat e tye për të studiuar, ku mijra familje nuk do të jenë më të ndara me murin e vizave, ne socialistet të gjendemi  jashtë institucioneve të vendit. Nuk do të ishte mirë për asnjë nga ne që në momentin kur vendit do i pranohet kërkesa për vend anëtar i BE, edhe pse ky proces shkon nga 4 deri në 10 vjet, ne të gjendemi jashtë institucioneve të tij”, tha gjithashtu deputeti i zgjedhur në Qarkun e Vlorës.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›