E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderit të opozitës i pushohet akuza për sodomi

Share

Lideri i opozitës në Malajzi, Anwar Ibrahim, është pastruar nga akuza që i ishte bërë për sodomi.

Gjykatësi Zabidin Mohamed Diah tha se provat e ADN-së, të sjella nga prokuroria, janë të pabesueshme.

64 vjeçari tha se akuzat ndaj tij ishin të montuara politikisht, kurse qeveria tha se vendimi tregon se gjyqësori është i pavarur.

Anwar akuzohej se kishte bërë seks me një ish- ndihmësin e tij mashkull. Nëse gjendej fajtor, do dënohej deri në 20 vite. Sodomia është e paligjshme në Malajzinë me shumicë myslimane.

Në vitin 2000, Anwar, që ka qenë edhe zëvendëskryeministër, ishte gjetur fajtor për sodomi, pasi akuzohej se kishte bërë seks me shoferin e gruas. Por në vitin 2004, Gjykata e Lartë ia rrëzoi akuzën dhe ai u lirua. Në vitin 2008 iu ngrit akuza tjetër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›