E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot është dita pa pantallona në metro (FOTO)

Share

Duket si një ditë normale në metro, njerëzit dëgjojnë muzikë, lexojnë libra. Por ka një ndryshim, shumë prej tyre duket se kanë harruar pantallonat në shtëpi.

Këta persona gjysëm të zhveshur po marrin pjesë në një aktivitet ndërkombëtar, të quajtur Dita pa pantallona në metro, e iniciuar fillimisht nga një grup humoristësh të quajtur Improv Everywhere.

Aktiviteti nisi nga vetëm shtatë persona në Nju Jork në vitin 2001 dhe tani është përhapur në 60 qytete, përfshi Londrën, Uashingtonin, Toronton dhe Meksikon.

Në të vërtetë ka edhe një Dita pa pantallona, që festohet në javën e parë të majit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›