E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Liderja e Skocisë jep dorëheqjen pas 8 vitesh në detyrë

Liderja e Skocisë, Nicola Sturgeon ka dhënë dorëheqjen pas 8 vitesh në këtë detyrë. Por Sturgeon nuk do të largohet menjëherë, deri në momentin që do të zgjidhet pasardhësi. Kreu i Partisë Kombëtare Skoceze pritet të bëjë njoftimin në një konferencë shtypi të organizuar në Edinburg. Ish-deputeti i SNP-së, Stephen Gethins është befasuar nga vendimi i Sturgeon dhe u shpreh i zhgënjyer nga ky lajm.

Sturgeon ka qenë anëtare e Parlamentit Skocez që nga viti 1999 dhe u bë nënkryetare e SNP-së në vitin 2004. Ajo ka qenë ministre e parë që nga nëntori 2014, kur mori postin nga Alex Salmond pas humbjes në referendumin e pavarësisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›