E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Paketa e 10-të e BE-së ndaj Rusisë, Von der Leyen: Do përfshihen edhe sanksione ndaj subjekteve iraniane

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, u shpreh këtë të mrëkurë se BE do të propozojë sanksione që shënjestrojnë për të parën herë operatorët ekonomikë iranianë, që janë të përfshirë në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Për të parën herë, po propozojmë sanksionimin e subjekteve iraniane, përshi ato që kanë lidhje me garën revolucionare të Iranit”, u shpreh von der Leyen para ligjvënësve europianë në Strasburg. 

Shefja e Komisionit Europian tha se paketa e dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë me vlerën e 11 miliardë dollarëve, do të shënjestronte ndalesa të reja tregtie dhe kontrolle ndaj eksporteve të teknologjisë, përshi dronë, helikopterë dhe raketa./ reuters

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›