Lidhi pronaret e shtepise u grabiti ckishin pranga hajdutit nga Vlora

Foto ilustruese
Vlore 13 mars 2011 NOA- Nje hajdut banesash eshte arrestuar mengjesin e sotem ne qytetin e Vlores.
Operacioni i quajtur Babica -2 beri te mundur kapjen dhe ndalimin e Dashamir Hakim Gudaj 41 vjec lindur dhe banues ne lagjen Partizani Vlore.
Ndalimi tij u be per arsye se ne shtator te viti te kaluar ne bashkepunim me shtetasin Genci Bardhosh Islamaj 35 vjec lindur dhe banues ne fshatin Babice e Vogel te Rrethit Vlore kane hyre te maskuar ne banesen e shtetasve Irfane e Myqerem Bushaj.
Ne banesen e cila ndodhej ne fshatin Babice e Vogel te Rrethit Vlore ata kane vjedhur nen kercenimin e armes nje aparat telefoni celular te markes Nokia dhe 8.000 lek te rinj si dhe disa bizhuteri.
Te dy bashkepunetoret nen kanosjen e armes kane lidhur te demtuarit me mjete rrethanore dhe pasi kane realizuar vjedhjen jane larguar duke i lene te lidhur bashkeshortet Irfane e Myqerem Bushaj.
Ne momentin e kapjes Gudajt iu gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale aparati telefonik tip Nokia i vjedhur ne banesen e mesiperme.
I ndaluari pritet te ndiqet penalisht per vepren penale te Vjedhjes me dhune e kryer ne kushtet e bashkepunimit.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeBabica 2 maska i Vlores kreu grabitje me dhuneNuk i bindet gjykates rreh gruan Grabitje me maska u marrin udhetareve parate e rrobatRama Saliu na imponohet me koalicionin e turpitSpahiu firmos i pari peticionin kunder regjistrimit te popullates Lidhjebashkepunim Dashamir Hakim Gudaj Genci Bardhosh Islamaj hajdut Irfane e Myqerem Bushaj kanosi Vlore Babica -2