E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Pergatitet nje ligj i ri per ndermjetesimin e konflikteve

Ekspertet shqiptare te juridiksionit te mbeshtetur edhe nga disa organizata nderkombetare te specializuara sapo kane perfunduar hartimin e disa neneve te reja ne ligjin per ndermjetesimet ne nje perpjekje per te lehtesuar punen e gjykatave dhe per te zbutur atmosferen konfliktuale ne komunitetin qytetar. Lajmi u be i ditur ne Konferencen e Forumit te Europes Juglindore per Ndermjetesim i cili punon prej disa vitesh per zgjidhjet alternative te konflikteve ne shoqeri. Studimi per kete teme eshte kryer pikerisht mbi nje projekt pilot ne gjykaten e Durresit ku jane zgjidhur me ndermjetesim nje numer i konsiderueshem konfliktesh pronesore dhe civile.

Kryetari i Gjykates se Durresit Ervin Metalla thote se se shpejti parlamenti mund te miratoje nje pakete nenesh ku ndermjetesimi propozohet qe te jete nje institucion drejtesie me vete si ne te gjithe Europen. shte dashur nje pune e jashtezakonshme e gjyqtareve qe duke shfrytezuar kuadrin ligjor ekzistues te bien palet ndergjyqese lidhur me dobine e zgjidhjes me ndermjetesim. Kjo eshte nje zgjidhje pa kosto materiale e kohore pa burokraci. shte nje sfide qe sapo ka filluar dhe ka rruge te gjate perpara per te bere. Aktualisht ne shohim ndjeshmerine e ministrise se drejtesise per te ndryshuar ligjin per ndermjetesimin per ta bere ate me te plote per ti ardhur me shume ne ndihme gjyqtareve per te referuar sa me shume procese gjyqesore drejt zgjidhjeve me ndermjetesim. Nga ana tjeter sfida kryesore mbetet mentaliteti i shoqerise shqiptare dhe ndergjegjesimi i shoqerise per zgjidhje me pajtim te mosmarreveshjeve - tha zoti Metalla.

Ne Konferencen e Forumit te Europes Juglindore per Ndermjetesim folen perfaqesues nga te gjitha vendet e rajonit per menyrat e ndryshme te zgjidhjes se konflikteve. Por zgjidhja e mosmarreveshjeve me ndermjetesim eshte nje nga kerkesat e Bashkimit Europian per Shqiperine dhe rajonin qe eshte ne rrugen e integrimit. Drejtoresha e Shkolles se Magjistratures Marjana Semini thote se aktualisht te gjitha keto vende po ndryshojne ligjin e ndermjetesimit qe ul mjaft kostot gjyqesore te paleve ne konflikt.

shte nje sfide e vazhdueshme mentalitetesh ndryshimesh ligjore interesat e avokateve por e rendesishme eshte qe ceshtjet e zgjidhura dhe rezultatet tregojne qe levizja e te mirave monetare qe burojne nga bizneset nepermjet procesit te ndermjetesimit eshte shume me e lehte se sa permes procesit gjyqesor. Bllokimi qe u ndodh pasurive vlerave monetare llogarive bankare neper procese dhe procedura shpesh sjell me teper dem se sa pot e gjendet nje rruge e mesme miqesore ne menyre qe palet te dalin te dyja te fituara - thote zonja Semini. Ajo theksoi se ka ardhur koha qe per nje liste te gjate llojesh konflikti ndermjetesimi pajtues te behet i detyrueshem. Sipas saj kjo lehteson punen e gjykatave dhe mbeshtet fuqishem ate qe quhet sot drejtesia restauruese pra qe gabimet te ndreqen me pajtim dhe jo me ndarje ne procese te shtrenjta penale.

Ndersa drejtuesi i Institutit te Ndermjetesimit Rasim Gjoka thote se ekspertet kane tashme nje pervoje ne 10 vjet per zgjidhjen e konflikteve familjare pronesore e civile. Aplikimi i ndermjetesimit per zgjidhje konfliktesh qofte brenda apo edhe jashte sistemit gjyqesor eshte nje forme lehtesuese ndaj qytetareve per te gjetur zgjidhje konfliktesh qe kryesisht jane pronesore por edhe ne ndertim konsum te cilat gjejne zgjidhje te shpejte dhe pa shpenzime te larta financiare. Kjo ndjehet dhe perceptohet pozivisht nga te gjithe. Natyrisht kerkon kohen e vet per te krijuar infrastrukturen e nevojshme per te funksionuar si alternative. Verej nje vullnet e mbeshtetje te gjere per tu realizuar kjo alternative - tha zoti Gjoka.

Gjykatat e Shqiperise kane nje mbingarkese te jashtezakonshme pune ndersa gjyqtaret duhen te trajtojne 8-15 gjyqe ne dite dhe ndermjetesimi eshte nje nga rrugedaljet me te suksesshme. Specialistet pohojne se ndermjetesimi eshte nje metode qe lehteson mjaft barren e gjykatave pajton njerezit me kosto te ulet dhe gjen me shpejt zgjidhje me bashkim e mirekuptim se sa gjyqet penale me ndarje konfliktesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›