Lidhje gjaku me turqit? AK: Berisha flet përçart
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi akuzon kreun e qeverisë, Sali Berisha se po përdor identitetin kombëtar për interesa personale.
Sipas AK, Berisha flet përçart kur thotë se kemi lidhje gjaku me turqit.
Me këto deklarata Berisha kërkon të largojë vëmendjen nga gjendja e vendit, pasi ai harron se jemi në krizë ekonomike- thuhet në deklaratën e AK. Sipas AK shqiptarët do ta festojnë 100-vjetorin e pavarësisë nga Turqia pa Berishën
Reagimi vjen pas deklaratës së kryeministrit, Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, ku ai ritheksoi lidhjen e fuqishme që shqiptarët kanë me turqit, martesat e shumta të lidhura mes palëve, ku numëroi faktin se atje ndodhen 6 milionë shqiptare dhe akuzoi ata që reaguan kundër duke i cilësuar si patriotë pa atdhe.