Sulm vetëvrasës në Afganistan, nëntë viktima
HERAT- Te pakten 9 persona kane mbetur te vrare dhe 20 te tjere jane plagpsur si pasoje e nje sulmi vetevrases ne provincen e Heratit.
Policia tha se në mesin e të vdekurve janë edhe tre zyrtarë afganë dhe gjashtë civilë. Zyrtarët afganë thane se sulmuesi vetëvrasës goditi me makinën e tij një ndërtesë qeveritare lokale në qarkun e Guzarës.
Shumë njerëz ishin mbledhur afër ndërtesës në kohën e shpërthimit, ndaj dhe numri i te lenduarve ka qene i konisderueshem.