Orteku në Pakistan, bora ndërpret kërkimet
Bora ka ndërprerë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit në Pakistan. Mbeten keshtu ne mes kerkimet per viktimat e ortekut qe zuri të gjallë 135 njerëz, nga ata 124 ushtarë gjatë fundjavës. Orteku ra mbi një kompleks ushtarak afër kufirit me Indinë.
Më shumë se 200 trupa pakistaneze janë detyruar që të ndërpresin përpjekjet e shpëtimit në zonën e katastrofës, Siaçen, e cila gjendet në pjesën veriore të rajonit të ndarë të Kashmirit, mbi të cilin kanë pretendime terriroriale si India ashtu edhe Pakistani.
Armata pakistaneze tha se nuk është e qartë nëse mund të ketë të mbijetuar.