Lidhjet me Gedafin, dorëhiqet drejtori i LSE-së

Drejtori i shkollës së njohur britanike “London Schools of Economics” ka dhënë dorëheqjen për shkak të lidhjeve me familjen e diktatorit libian Muamar Gadafi.
Në letrën e dorëheqjes, Sir Houard Dejvis pranon se reputacioni i universitetit ka rënë si pasojë e lidhjeve me Gadafin. Ai theksoi se ka qenë gabim për shkollën që ka pranuar një donacion në vlerë prej 2.5 milionë dollarësh nga familja e Gadafit.
I biri i Gadafit ka kryer doktoratën në “London Schools of Economics”.