Lunacek rekomandon ndryshimin e ligjit zgjedhor
Parlamenti Evropian i rekomandon institucioneve të reja të Kosovës që te vendosin prioritet ndryshimin e ligjit zgjedhor. Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka deklaruar sot se u mbetet qeverisë dhe parlamentit të ri të tregojnë gadishmëri për ta dërguar vendin përpara, duke qenë transparent.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Lunacek, e cila kishte monitoruar zgjedhjet në Kosovë dhe kishte vërejtur shumë parregullsi gjatë këtij procesi, në një përgjigje përmes postes elektronike i ka thënë RTK-së se mbajtja e zgjedhjeve të reja pa ndryshim të ligjit zgjedhor nuk do ta dërgonte Kosovën përpara.