Assange: SHBA po përpiqet të krijojë një precedent

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen që të krijojnë një precedent, me ish ushtarin e Inteligjencës, i cili akuzohet se ka i shpërndarë informacion Wikileaks.
"Një nga format e dënimit është dënimi me vdekje, dhe kjo është problem serioz. Dhe do të jetë një problem edhe më serioz, nëse akuza do të shtrihej nga Brandley Manning, tek njerëzit e tjerë, dhe më pas tek ne si publikues të këtyre informacioneve" ka deklarua Assange gjatë një interviste.
Ushtria amerikane ka ngritur 22 akuza kundër Brandley Manning, një ushtar i cili akuzohet për rrjedhje të një sërë informacioneve, që cilësohen sekrete nga diplomacia amerikane.
"Prokuroria nuk ka përfunduar vetëm me akuzat e spiunimit dhe dhënie të infromacioneve sekrete. Ata janë duke konsideruar është masa të tjera. " sqaroi Assange.
Themeluesi i Wikileas, ka mohuar mohuar gjithashtu edhe faktin se uebsite i tij është një armik i SHBA-ve.
" Asgjë nga ato çfarë kemi publikuar në këto atër vite, e tregojnë këtë" tha Assange. " Ne kemi publikuar mbi vende të cilat vijnë tek ne. Ne nuk jemi armiqtë e SHBA-së. Ky është një abuzim që bëhet mbi Manning dhe ndaj nesh gjitashtu" ka shtuar më tej australiani.
Gjykata e Londrës, dha gjykimin pak ditë më parë, për të ekstraduar Assange drejt Suedisë, lidhur me akuzat për abuzim seksual. Kjo i hap rrugën SHBA-së që të kërkojë ekstradimin e Assange drejt Amerikës, ku ai rrezikon dënimin me vdekje.