E Diel, 1 Nëntor 2026

Lieberman: Izraeli do sanksionojë nismat e njëanshme të Abbas në OKB

JERUSALEM- Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman paralajmëroi dje palestinezët se do të përballeshin me masa të ashpra nga Izreali nëse kërkojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së njohjen e Autoritetit palestinez si një shtet jo anëtar.

"Nëse palestinezët shkojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me një nismë të re të njëanshme, ata duhet të dinë se do të përballen me masa të ashpra nga Izraeli dhe gjithashtu nga SHBA-ja'', deklaroi Lieberman për radion publike izraelite, pasi priti shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Ashton mbërriti dje në Jerusalem për një vizitë 24 orëshe në Izrael dhe në Territoret Palestineze, në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›