E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lieberman: Kujdes financat publike, ruani stabilitetin e ekonomisë

Edhe zv.kryeministri izraelit, Avigdor Lieberman, i ka kërkuar Kryeministrit Berisha të jetë i kujdesshëm me sistemin financiar në mënyrë që të ketë stabilitet ekonomik. Deklaratat e numrit dy të qeverisë izraelite u bënë gjatë një forumi ekonomik në Tiranë. “Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm me sistemin financiar, duhet të jeni shumë konservatorë për tregun financiar, që të ruani stabilitetin e ekonomisë, por edhe të shënoni zhvillime të reja në fusha të tjera të ekonomisë”, u shpreh zëvendëskryeministri izraelit Avigdor Lieberman. Zoti Lieberman e mirëpriti ftesën e Kryeministrit Berisha për investitorët izraelitë, duke theksuar se “Shqipëria duket vend tërheqës për investime”.

Lieberman bëri me dije se Izraeli do të investojë në të ardhmen në Shqipëri.

Ai foli për investime në turizëm, duke cilësuar se “Shqipëria është e bekuar për pozicionin gjeografik, ndaj kërkesa juaj, do të realizohet në të ardhmen”, iu përgjigj Kryeministrit Berisha, zëvendëskryeministri i Izraelit. “Ju jeni të bekuar me male, shumë ujë, bregdet, keni mundësi të mëdha në turizëm. Besoj se në një të ardhme të afërt do kemi rezultate shumë të mira në këtë sektor”, tha Lieberman. Pas rekomandimeve të shefit të FMN-së, Gerëin Bell, për ulje të shpenzimeve në buxhet dhe ulje të borxhit publik në masën 50 për qind, rekomandimi i radhës i ka ardhur drejtpërdrejtë qeverisë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Lieberman, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›