Fullani Ekonomia shqiptare ka pasur rritje ne tre muajt e pare te vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë konfirmoi se ekonomia shqiptare ka pasur rritje në tre muajt e parë të vitit.
Sipas tij, presionet inflacioniste janë shtuar nën ndikimin e çmimeve në tregjet e huaja, duke e çuar inflacionin për majin në 4.2 për qind.
Megjithatë, guvernatori Fullani u shpreh se inflacioni është në rënie, duke shkuar drejt objektivës së Bankës së Shqipërisë.
Ai bëri të ditur se inflacioni parashikohet në rënie dhe si i tillë, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të paqëndrueshme normën bazë të lekut.
Sipas Fullanit, ekonomia shqiptare është zhvilluar në kontekstin e ekonomive botërore, duke reflektuar rritje, kryesisht falë kontributit të kërkesës së huaj.
Ndër të tjera, Fullani vlerësoi se kursi i këmbimit ka qenë i balancuar dhe monedha vendase, e qëndrueshme.
Megjithatë, numri një i institucionit të lartë monetar në vend, theksoi sërish se ekonomia në vend karakterizohet nga kapacitetet ende të pashfrytëzuara.
Përsa i përket nivelit të eksporteve, guvernatori Fullani konfirmoi faktin se rritja e këtij vitit është më e ulët se një vit më parë.