E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lieberman do të vizitojë Shqipërinë

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 13:30

Izraeli do të kërkojë edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare, për të mos lejuar krijimin e një shteti palestinez.

Siç raporton e përditshmja “Jerusalem Post”, shefi i diplomacisë izraelite, Avigdor Lieberman është nisur drejt Kroacisë, në kuadër të një turi, që do ta sjellë atë edhe në Shqipëri e Austri.

Lieberman do të përpiqet të bindë këto vende që të mos i japin mbështetje kërkesës palestineze për shtetësi në OKB, në muajin shtator.

Vizita e Liberman në Shqipëri pritet të shënojë dhe vizitën e parë të një ministri të Jashtëm izraelit pas 17 vitesh. Sipas “Jerusalem Post”, ai do të marrë pjesë në një forum ekonomik, ku do të jetë i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e 16 firmave izraelite.

Udhëtimi i Lieberman vjen një javë pas atij të kryeministrit, Benjamin Netanyahu, i cili vizitoi Rumaninë dhe Bullgarinë me po të njëjtën porosi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›