E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga 1 Franceze, PSG hedh një hap të sigurt drejt titullit kampion

Kampionati Francez ka luajtur këtë fundjavë, javën e 32-të, ku ka rënë në sy një tjetër shkëputje në krye të klasifikimit të kryeqytetasve francez të PSG.

Skuadra e teknikut Ancheloti ka fituar në transfertë ndaj Troua me rezultatin minimal 0-1. Goli i Matuidi në pjesën e dytë u ka dhënë tre pikë të arta kryeqytetasve që tashmë janë një hap pranë titullit kampion në Francë. PSG ka shfrytëzuar më së miri Barazimin e Marsejës në transfertë ndaj Lilës për të thelluar më tej diferencat me vendin e dytë.

Një fitore në këtë javë të kampionatit ka shënuar edhe skuadra e Lion e cila është rikthyer te fitorja në shtëpi ndaj Toluses me rezultatin 4-1. Golat e këtij takimi u shënuan nga Grenier, Kone dhe Gomis për vendasit ndërsa për miqtë nga Tolusa  shënio golin e vetëm Yeder.

Në javën e 32-të të kampionatit transalpin janë shënuar këto rezultate:

Valencienn  0-0  Sent Etienn

Troua – PSG 0-1

Ajasio – Nanci 1-1

Bordo – Monpelie 4-2

Brest – Reims 0-2

Evian – Renne 4-2

Lorient – Bastia 4-1

Nice – Sosho 3-0

Lion – Toluse  3-1

Lille – Marsejë 0-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›