E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga 1 Franceze, rezultatet e javës së 35-të

Në kampionatin Francez, PSG ka hedhur një hap fals në javën e 35-të. Kryeqytetasit i kanë shpëtuar humbjes në shtëpi kundër Valensienn duke barazuar me rezultat 1-1.

Nga një mbrëmje që pritej të ishte festive në Parc des Princes, sfida e kësaj fundjave rezultoi një surprise, pasi ekipi mik befasoi me performancën e tij.

Gael Danik, shënoi golin e parë të këtij takimi në minutën e 17-të duke i dhënë avantazhin skuadrës së Valensien. Për ta bërë ndeshjen me të vështirë për të besuarit e Anchelotit mendon arbitri i ndeshjes, i cili nxjerr me të kuqe qendërmbrojtësin Tiago Silva në fundin e 45 minutave të para. Në pjesën e dytë PSG edhe pse me 10 lojtarë arrinë të krijojë shumë raste, deri sa gjen golin e barazimit në minutën e 83-të me anë të mbrojtësit Brazilian, Aleks. Minutat e mbetura nuk mjaftojnë që të besuarit e Anchelotit të marrin tre pikët e radhës për të siguruar titullin kampion në Francë para përfundimit të kampionatit, kjo edhe si rrjedhojë e fitoreve që shënuan Marseja dhe Lioni në këtë fundjavë.

Marsejezët fituan fituan 2-1 ndaj Bastias në shtëpi, ndërsa Lioni mundi në transfertë Nensin me rezultatin e pastër 0-3.

Përballja e javës së ardhshme në Sta De Sherland mes Lion dhe PSG, do të vendos rreth titullit kampion, ku Parizienët nëse fitojnë arrijnë që të sigurojnë titullin e parë pas 19 vitesh.

Në ndeshjet e vlefshme për javën e 35-të në Ligën e Parë Franceze janë shënuar këto rezultate:

Sent Etien – Bordo 0-0

Marseje – Bastia 2-1

Monpelie – Brest 2-1

Reaims – Ajasio 1-1

Sosho – Lorient 1-0

Tolusë – Lilë 4-2

Troua – Evian 1-0

Rene – Nice 0-3

Nansi – Lion 0-3

PSG – Valensien 1-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›