E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Liga Reali fitoi 4-3 ndaj Valadolidit

Matematikisht, titulli është ende i mundshëm për Realin e Madridit. Të paktën, derisa Barcelona të luajë sonte.
Suksesi 4-3 ndaj Vajadolidit bëri që skuadra e Murinjos të afrohej në 8 pikë diferencë me kryesuesit, ndonëse 3 pikët nuk u morën aq lehtë.
Oskar kaloi në epërsi miqtë dhe u desh një gjuajtje e devijuar e Di Marisë për të sjellë barazpeshën. Më tej mendoi Kristiano Ronaldo për golin e dytë, por pa kaluar 120 sekonda, skuadra mike barazoi. Autor goli ishte Havi Guerra.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por me të nisur e dyta, ishte Kaka që riktheu avantazhin madrilen.
Kristiano Ronaldo shënoi më tej golin e dytë personal të mbrëmjes dhe të 33-in në këtë edicion të La Ligës. Gjithsesi, portugezi mbetet 11 gola prapa Mesit në renditjen e golshënuesve më të mirë.
Pati kohë për një gol të rrallë të Luis Sastres, por Vajadolid nuk mundi të bënte më shumë. Për Realin tani vendi i dytë është i sigurt, ndërsa gjasat për titull, në të vërtetë janë tepër të vogla.
Sa për Murinjon, duket se edhe ai është i larguar, ashtu siç u larguan shpresat për Champions League-n.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›