E Diel, 1 Nëntor 2026

Klubi zyrtar i bavarezëve: Si do ta organizojmë finalen e Champions në Tiranë

Flet Armando Gjika, krijuesi i grupimit Unë jam BAVAREZ

armando gjikaÇdo të diel në gazetën Tirana Observer, do të gjeni rubrikën Tifozi shqiptar, që do tu dedikohet tifozëve që kanë ngritur fan clube për ekipet e tyre të zemrës, ku ata janë shumë të përfaqësuar në rrjetin social Facebook. Sot do të lexoni intervistën Armando Gjikës. Gjika jo vetëm që është tifoz i çmendur pas Bayern Munich por është edhe krijuesi i grupimit në Facebook Unë jam BAVAREZ, madje ky grupim është edhe grupim zyrtar që njihet nga ekipi gjerman. Gjika tregon se si është bërë tifoz i Bayern, tregon si është organizuar grupi, dhe më kryesorja se si do të organizohen tifozët bavarezë në Tiranë për finalen e madhe te Champions League.

Ju jeni pjesë e grupimit të tifozëve Unë jam BAVAREZ. Si lindi ky pasion për këtë ekip?
Janë dy pyetje të ndryshme. Ne themi me krenari që bavarez lind, nuk bëhesh. Si jam bërë i tillë? Kam patur inspirim nga babai im, gjerman i çmendur.
Sa kohë keni që bëni pjesë në këtë grupim?
Realisht, unë e kam krijuar këtë grupim, bashke me një tjetër person. Eventi ynë i parë real ka qenë në shkurt 2011, ndërsa ai virtual shumë më parë, në maj 2010.
Më tregoni diçka për mënyrën e si funksionon, sa anëtarë që jeni, si veproni?
Ta fillojmë nga A-ja. Kemi marrë akreditimin si Fan Club zyrtar i Bayern në Shqipëri në 7 nëntor 2011. Kemi qenë të parët e këtij lloji në Shqipëri. Më pas u hap rruga dhe për të tjera grupime. Anëtarët janë me qindra, dhe na vjen mirë kur na ndjekin në çdo hap, aq më tepër që tani u bëmë 3 vjet bashkë.
Mbrëmja e ndeshjes më e veçantë që ju keni krijuar?
Që kemi krijuar, duhet theksuar, sepse fundi nuk ishte ai i duhuri. Kjo për faktin se eventi më i bukur dhe që na bën krenare ka qenë Public View në 19 maj të vitit të kaluar, për finalen e Champions kundër Chelsea. Ka qenë e para e llojit të saj në qytetin tonë, dhe do jetë e dyta, këtë finale në 19 maj.
Për t’u bërë pjesë e këtij grupimi çduhet bërë?
Kontakt me Fan Clubin, shumë thjeshte me anë të faqes Unë jam BAVAREZ në Facebook. Paguhet kosto simbolike, dhe merr kartën që të bën anëtar zyrtar të FC BAYERN.
309951_644438938915675_164269768_nSi është një mbrëmje normale kur ju të gjithë mblidheni për të parë një ndeshje?
Meqë jemi në prag fushate, do thoja si miting. Është e vështirë për të gjetur vend, po aq sa për të prerë një biletë në Allianz Arena. Ka interes të lartë, shumë të lartë.
Më thuaj ndonjë tifoz të veçantë që është pjesë e grupimit tuaj…
Ne jemi të gjithë unikalë, dhe nuk bëjmë dallime. E keni fjalën për VIP-a? Në momentin që ulesh me ne, askujt nuk i pëlqen të duket ndryshe. Në atë moment jemi tifoza, dhe për më tepër, jemi shokë të mirë.
Nuk ndihesh në siklet kur takon të tjerë tifozë shqiptarë që habiten me ty që bën kaq shumë punë për të mbështetur një ekip të huaj dhe nuk përkushtohesh tek skuadrat shqiptare?
E pse duhet te ndihem? Nuk e kuptoj këtë pyetje. Me thoni një njeri në Shqipëri, që nuk bën tifo për skuadra europiane. Kjo sdo të thotë që nuk jam tifoz me ekipe vendase. Ju them që jam dinamovit, dhe i kam mbështetur. Por kanë ndikuar disa gjëra që më kanë ndarë nga suporti, jo për faj të klubit
Idhulli yt në futboll?
Nga e shkuara do thoja shumë, janë pafund. Ndërsa nga e tashmja vetëm 11. Janë ata që janë rikthyer më të fortë se kurrë pas disfatave fatale sezonin e kaluar, ata që do rikthejnë në Mynih atë që na u vodh vjet.
Futbollisti i ekipit të zemrës që ke bërë një fotografi, apo ke një fanellë?
Kam bluzën e çdo sezoni, por asnjërën me emër nga pas. Arsyeja është e thjeshtë, smund të diferencoj kapitenin nga lideri, mbretin nga titani. Bavarezët i kuptojnë mirë këto mbiemra që përdora.
Momenti futbollistik që të ka ngelur më shumë në zemër?
Këtë sezon i kemi shpartalluar të gjithë ata që na kanë dalë para, prandaj do thoja vjet kur eliminuam Realin në shtëpi. Nuk harrohet lehte. Por, çasti me i bukur ka qenë minuta e 83-të, goli i Muller në finalen e vjetshme.
Sakrifica më e madhe që ke bërë për ekipin?
Nuk e quaj sakrificë, jo përderisa e bëj me koshiencë dhe pasion. I kushtoj pjesën më të madhe të ditës ekipit duke i sjelle me afër bavarezët shqiptarë me klubin.
Po plani i radhë sa i përket grupimit?
Plan që po vihet në jetë. Në 25 maj presim çdo tifoz që jeton ne trojet shqiptare, për të ndjekur finalen në një public view. Do jetë gjigande.
Grupimi juaj i pranon vajzat, sa është numri i tyre si anëtare?
Sigurisht, nuk jemi arrogante. Vajzat nuk janë vetëm imazh, por krenari. Me to mund të flasësh si me një djalë tifoz. Kemi rreth 20 % pa frikë.
Si grupim ju ka ndodhur që të keni konflikte me grupimet e tjera shqiptare të tifozerive? Apo paqja është pjesë e filozofisë tuaj për të bërë tifozllëk?
E thatë vete, pse bëni kaq shumë për një klub të huaj. Kjo më ka bërë jo vetëm mua, por dhe kolegët tanë, të mësojmë nga kultura perëndimore. Në fakt vetëm një grupim tifozash është si ne, zyrtar. Me ata kam marrëdhënie shumë miqësore, dhe ndihmojmë njëri-tjetrin gjithmonë
Një mesazh të fundit për të gjithë tifozët e ekipit tuaj?
Të shtunën, 25 maj, do pushtojmë Tiranën. Kanë ardhur kohëra të arta për ne, dhe vetëm me Unë jam Bavarez mund të festosh siç i ka hije një bavarezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›