Liga Arabe i kerkon Assadit te dorezoje pushtetin

Liga Arabe kerkon prej Presidentit Assad qe te dorezoje nje pjese te te pushtetit tek zevendesat e tij. Regjimi i tij duhet te filloje brenda dy javesh dialogun me opoziten. Ndersa brenda dy muajsh duhet te mbahen zgjedhje te jashtezakonshme ndersa ne kete periudhe vendin duhet te udheheqe nje qeveri e unitetit kombetar. Assadi dhe qeveria e tij duhet te heqin dore nga perdorimi i mjeteve ushtarake. Nderkohe qe vezhguesit nderkombetare duhet te mbeten ne kete vend edhe nje muaj.
Edhe ministrat e Jashtem te BE-se kane vendosur te henen 23.01 sanksione te tjera kunder Sirise ne menyre qe te ndalohet dhuna ndaj kundershtareve te qeverise. Sanksionet e reja drejtohen ndaj 22 anetareve te tjere te udheheqjes siriane si dhe ndaj tete sipermarrjeve behet e ditur ne Bruksel. Nder to jane po ashtu edhe shume perfaqesues te ushtrise. Ne takimin e sotem ministri i Jashtem holandez Uri Rosenthal kerkoi doreheqjen e presidentit te Sirise Baschar al-Assad.
Siria nuk bie dakord me propozimet e Liges Arabe Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti i Sirise Baschar al Assad kundershton masat me te reja.
Lidhur me keto vendime ne Ligen Arabe ekzistojne mendime te ndryshme. Arabia Saudite ka vendosur te terheqe vezhguesit e saj nga misioni ne Siri per shkak te pakenaqesise me punen e misionit. Regjimi i Sirise nuk ka zbatuar asnje prej pikave te planit paqesor deklaroi Ministri i Jashtem princi Saud. Siria ka hedhur poshte kerkesat me te reja te Liges Arabe duke i quajtur ato si perzierje e paperfytyrueshme ne punet e brendshme te Sirise.
Edhe eksperti Faeaz Gerges mendon se do te jete shume veshtire qe te realizohen keto kerkesa Qeveria e Sirise do te thote se i ka realizuar planet per reforma per zgjedhje dhe unitet kombetar. Me e rendesishmja pas ketij takimi eshte percarja ne dy apo tre koalicione brenda Liges ne njeren ane Katari dhe Arabia Saudite dhe ne anen tjeter Egjipti Algjeria dhe Iraku. Misioni i vezhguezve te Liges Arabe ka skaduar qe te enjten e kaluar dhe pa ndonje sukses te madh. Vezhguesit nuk guxuan te futen ne objektet ushtarake dhe tere kohen percilleshin nga njerez te sherbimit sekret.
Nadim Khoury nga organizata Human Rights Watch megjithate mendon se duhen bere publike te gjitha pervojat e ketij misioni. Per te parandaluar vazhdimin e dhunes se regjimit sirian do te duhej qe Liga Arabe te beje publike ato qe ka pare ne kete vend.
Frika nga destabilizimi rajonit Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Liga e percare Arabe
Pervojat nuk duhet te mbeten sekrete te Liges Arabe sepse fjala eshte edhe per besueshmerine e Liges. Ka pasur edhe kritika se ne kete mision jane derguar vezhgues pa pervoje. Ne te gjtihe duhet ta dime se cfare eshte bere ne 30 ditet e kaluara pohon Khoury.
Percarja ne Ligen Arabe eshte bere shume e qarte disa duan te shtojne presionin ndaj Assadit Katari kerkon madje edhe nderhyrje ushtarake disa kane frike nga destabilizimi i rajonit ndersa te fundit kane frike nga pasojat qe kjo mund te kete per regjimet e tyre.
Assadi eshte i gatshem per vazhdimin e misionit te Liges Arabe por vetem sipas rregullave te tij. Ai e di se jo vetem Liga Arabe por edhe vendet perendimore jane kunder regjimit te tij. Por nderhyrja nuk eshte ne rend dite sepse kjo mund te kete pasoja te renda per tere Lindjen e Mesme. Ndersa ne KS te OKB Siria ka mbeshtetjen e Rusise dhe Kines te cilat kane penguar deri tani miratimin e rezolutave kunder saj. Dyshohet pra qe Siria do ti mbetet besnike politikes se tanishme per shkak te percarjeve ne Ligen Arabe dhe bashkesine nderkombetare.
Autor Ulrich Leidtholt/Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi