E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga Arabe kërkon zonë ndalim-fluturimi mbi Gaza, Izraeli: Kemi plan paqeje

Vendet anëtare të Ligës Arabe do ti kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vendosë një zonë ndalim-fluturimi edhe mbi Gaza, pas sulmeve me raketa të Hamasit kundër Izraelit dhe sulmeve ajrore izraelite mbi Gaza, që prej një jave. Një zëdhënës i Ligës Arabe tha se kërkesa po bëhet për të ndalur fluturimet e avionëve izraelitë. Dje, zyrtarë të Hamasit që kontrollojnë Gazën arrestuan dhjetëra të dyshuar si agjentë të Izraelit. Autoritetet izraelite thanë dje se duan të shqyrtojnë armëpushimin, disa ditë pas shkëmbimeve të sulmeve militare në Gaza, nëse militantët  palestinezë i japin fund sulmeve me raketa. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha të dielën se Nëse ata ndalojnë të hedhin raketa kundër komunitetit tonë, ne nuk do ti sulmojmë më. Sulmet me raketa nga Gana në drejtim të izraelit kanë plagosur dy persona në një autobus shkolle, një prej të cilëve adoleshent. Por zyrtarë të Hamasit u shprehën se ata nuk e kishin synim të godisnin autobusin. Raketat e tjera të Hamasit kanë rënë në zona të pabanuara izraelite. Një zëdhënës për Hamas tha se ata nuk kishin asnjë interes që të përshkallëzonin situatën dhe se duhej rivendosur qetësia. Të paktën 18 veta kanë vdekur nga sulmet ajrore izraelite, të cilat thuhet se kanë qenë kundërpërgjigje e raketave të hedhura nga militantët e Hamasit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›