Mali i Zi, vritetbiznesmeni i afërtme Gjukanoviç
PODGORICË - Pronari i dy hoteleve luksoze në Malin e Zi, Dragan Beçivoriç, një biznesmen bashkëpunëtor i ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç, u vra gjatë natës së djeshme në qytetin bregdetar Budva, njoftuan AFP-në burime policore.
Dragan Beçiroviç, drejtor i ndërmarrjes Beppler & Jacobson Ltd., pronar i hoteleve Avala në Budva dhe Bjanka në stacionin e skive Kolashin, u vra me armë zjarri përpara apartamentit të tij ndërkohë që po dilte nga automjeti i tij.
Autori i vrasjes nuk është arrestuar dhe për këtë çështje ka filluar një hetim, bëri të ditur policia pa dhënë hollësi të tjera.Dragan Becirovic dhe vëllai i tij i madh, Zoran, kanë një reputacion si biznesmenë të shumëpërfolur në Malin e Zi.
Sipas mediave malazeze, Dragan Beçiroviç ishte i lidhur në bizneset e tij me anëtarë të familjes së ish-kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç.
(e.m/ata/BalkanWeb)