E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe sulmon Gingrichin

Njëri prej kandidatëve republikanë për president të SHBA-së, Neët Gingrich, ka provokuar tërbimin e Ligës Arabe. Përfaqësuesit e kësaj organizate reaguan ashpër ndaj deklaratave të fundit të Gingrichit për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Përfaqësuesi për çështje palestineze në Ligën Arabe, Mohammed Sobeih, theksoi se Gingrich është i “papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”.

Gingrich kishte deklaruar se politika e presidentit Barack Obama në Lindjen e Mesme nuk është reale dhe se palestinezët janë një popull i shpikur, duke theksuar se ata kurrë nuk kanë pasur shtet, se kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane dhe se janë pjesë e komunitetit arab.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›