E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama argumenton se pse duhet të rizgjidhet

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Barack Obama, ka bërë argumentin e tij se pse ai duhet të rizgjedhjet president vitin e ardhshëm, duke u vënë përballë rivalëve të tij republikanë në pozita superiore.

Në një intervistë në programin 60 Minutes të kanalit televiziv CBS, presidenti e krahasoi veten me kapitenin e një anieje që lundron gjatë stuhisë. Ai tha se nuk pret që amerikanët të jenë të kënaqur me gjendjen e ekonomisë amerikane.

Ai tha se nëse votuesit besojnë në agjendën republikane për të ulur tatimet për të pasurit dhe për rregulla më të pakta, ai do t’i humbë zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm. Por ai tha se nuk mendon “që populli amerikan është dakord me këtë drejtim”.

Përkundrazi, ai tha se beson se votuesit do t’i japin atij meritën që shmangu një krizë të madhe për të dytën herë në Shtetet e Bashkuara, duke shpëtuar industrinë e automjeteve dhe duke ulur koston e shërbimit shëndetësor.

Presidenti hodhi poshtë kritikat e republikanëve se politikat e tij kanë çuar në luftë klasash.

Kandidatët republikanë për presidencën, përfshirë ata që janë në krye të garës, Mitt Romney dhe Newt Gingrich, kanë thënë se Obama nuk është në gjendje ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›