Liga Arabe të krijojë Qeveri në Siri

Presidenti izraelit Shimon Peres i bëri thirrje sot KB-së të kërkojë nga Liga Arabe të krijojë qeveri të përkohshme në Siri që të ndërpriten gjakderdhjet.
Peres është përfaqësuesi zyrtar më i lartë izraelit i cili bëri thirrje për intervenim ndërkombëtar në Siri. Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet së pari t'i zhvendosë armët kimike nga Siria që të mos mund të shfrytëzohet sërish.
Sipas tij, të huajt nuk mund të kuptojnë çfarë ndodh në Siri dhe për këtë KB-ja duhet të kërkojë nga Liga Arabe të krijojë Qeveri në Damask. /Indeksonline/