E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe vendos sanksione masive kundër Sirisë

Për shkak të dhunës së regjimit sirian kundër lëvizjes protestuese, Liga Arabe vendosi sanksione masive kundër Damaskut.

Ministrat e Jashtëm të shteteve të Ligës vendosën në Kajro që t'i ngrinë marrëdhëniet tregtare me qeverinë siriane, të bllokojnë xhirollogaritë, të ndërpresin fluturimet dhe të ndëshkojnë me një ndalim hyrjeje në vendin e tyre persona përgjegjës.

19 nga 22 shtete anëtare votuan pro masave ndëshkimore. /dw/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›