E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi do të vizitojë Norvegjinë

Me ftesë të Qeverisë së Norvegjisë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Oslo, gjatë së cilës do të takohet me homologun norvegjez, Jens Stoltenberg, kryetarin e Parlamentit Dag Terje Andersen, ministrin e Jashtme, Jonas Gahr Store dhe ministrin e Mbrojtjes, Espen Bart Eide.

Kryeministri Thaçi gjithashtu do të zhvillojë një takim të veçantë me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Parlamentit të Norvegjisë.

Gjatë kësaj vizite, Thaçi dhe homologu i tij Stoltenberg do të nënshkruajnë një marrëveshje ndërshtetërore të bashkëpunimit Kosovë-Norvegji.

Qëllimi i vizitës zyrtare të kryeministrit Thaçi në Oslo është thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror Norvegji-Kosovë, forcimi i mbështetjes për konsolidimin dhe njohjen ndërkombëtare të vendit tonë, si dhe perspektiva e avancimit të procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›