E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe vendosë sot për misionin në Siri

Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe pritet të takohen sot në Kajro për të diskutuar për vazhdimin e misionit të Ligës në Siri.

Liga Arabe do të debatojë sot një raport të misionit një-mujor në Siri, për të vendosur më pas nëse do të vazhdohet, fuqizohet apo tërhiqet ky mision.

Raportohet se ministrat e Ligës Arabe do të mbështesin mbajtjen e 165 vëzhguesve në Siri, por me disa kompetenca më të mëdha.

Kritikët thonë se misioni ka dështuar për ta ndaluar dhunën në vend, që nga fillimi i kryengritjeve para rreth një viti, kundër sundimit të presidentit, Bashar Assad.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar Sirian dje ka kërkuar formalisht nga Liga Arabe që ta referojë çështjen e Sirisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›