Bandat e Lushnjes deshmon gruaja e dhunuar

44-vjecarja rrefeu torturat cnjerezore ne Shqiperi dhe Itali tentativa per tu arratisur dhe rrahja e hedhja ne kanal nga Gramoz Selmani dhe Artur Daja
Perfundimi i deshmitareve dhe provave te siguruara nga akuza per te provuar fajesine e Aldo Bares i quajtur ndryshe Alfred Shkurti solli nisjen e paraqitjes se provave te mbrojtjes. Avokati i te pandehurit per te provuar se cili ishte Gramoz Selmani deshmine e te cilit ka marre per baze prokuroria madje duke i siguruar edhe identitete te rreme para gjykates ka sjelle nje viktime perdhunimi dhe prostitucioni te ketij shtetasi dhe mikut te tij te ngushte Artur Daja. Luiza Beqiri 44 vjece nga Lushnja eshte nje nder personat qe 13 vjet me pare ka kaluar torturat cnjerezore nga banda rivale e Bares e drejtuar nga Artur Daja. Me dyer te mbyllura per gati 1 ore gruaja ka hedhur drite mbi gjithcka kishte pesuar brenda dhe jashte territorit shqiptar ne ate kohe duke akuzuar drejtperdrejt shtetasin Gramoz Selmani si nje nder personat pergjegjes. Pa pranine e medias gruaja nisi rrefimin qe nga momenti i perdhunimit ne zyren ku punonte si sekretare rrembimin ne kohen qe po shkonte te prinderit dhe me pas strehimin ne nje banese ne Fier ku si emer strehuesi doli ai i shtetasit Ben Qimja. Me pas gruaja kujtoi se pasi ishte perdhunuar dhe keqtrajtuar e kishin derguar ne Itali ku ishte shfrytezuar per rreth nje muaj. Me tej ne deshmine e saj tronditese gruaja tregoi se kur kishte tentuar te arratisej ne Itali se bashku me nje vajze 16-vjecare e kishte gjetur Gramoz Selmani se bashku me Artur Dajen i cili e kishte masakruar me thika duke e lene te plagosur rende dhe duke e hedhur ne nje kanal ku edhe e ka gjetur policia italiane. Gruaja ka vene ne dukje per gjykaten se kete ngjarje e ka denoncuar edhe ne policine shqiptare por Selmani nuk u vu ne akuze.
Deshmia e Luiza Beqirit
Kam punuar si sekretare ne Ndermarrjen Elektrike te Lushnjes per pese vjet deri ne vitin 1997. Artur Dajen e kam njohur per here te pare ne fund-korrikun e 97-s. Ate dite po shkoja ne pune kur me ndalon ne rruge dhe nisi te me bente komplimente. I thashe Ik qerohu. Me pas arrita ne zyre dhe pas pak minutash futet brenda Artur Daja se bashku me tre persona te tjere. Mbylli deren. I la ata jashte dhe nisi serish te me komplimentonte. I thashe te dilte jashte por aty nisi te me kapte me force dhe me perdhunoi. Askush nuk mundi te me ndihmonte se kishin frike. Mora nje muaj leje per te harruar ngjarjen dhe mendova se aty mbaroi gjithcka. Por ne fund te gushtit teksa po shkoja tek prinderit e mi nje makine me pret rrugen dhe qe aty del Artur Daja dhe nje djale qe me vone mora vesh se quhej Gramoz Selmani. Me futen ne makine dhe qeshnin e talleshin me mua. Shkuam ne nje banese ne hyrje te Fierit. Aty gjeta dhe tri vajza te tjera qe punonin si prostituta. Qendrova nje muaj ne ate shtepi. Na strehoi dikush qe e therrisnin Ben Qimja. Gjate kesaj kohe mesova qe Tur Daja dhe Moz Selmani merreshin me femra droge pinin dhe vete droge arme dhe kishin bere shume vrasje mes tyre dhe vrasjen e Ramadan Shkurtit. Pastaj na derguan ne Itali. Aty punova nje muaj si prostitute dhe me pas mora dhe nje vajze 16 vjece qe me dhimbsej dhe u arratisem. Por Arturi dhe Gramozi na gjeten e na masakruan. Mua me rrahen brutalisht dhe me masakruan me thika e me hodhen ne nje kanal. Artur Daja ishte nje kriminel budalla ndersa Gramoz Selmani eshte nje kriminel i pashpirt i paskrupullt. Me ka gjetur policia italiane e me mori ne mbrojtje. Gjate kohes ne Itali degjova edhe planin qe po pergatitej per ekzekutimin e Alfred Shkurtit te cilin e cilesonin se do te ishte nje vrasje madheshtore.