Chelsea pushon më pak se Betis, Maresca: Nuk është e drejtë

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca është shprehur i zhgënjyer që skuadra e tij ka dy ditë më pak për t’u përgatitur për finalen e Conference League sesa kundërshtari spanjoll, Real Betis.
Ndërsa Betis do të luajë ndeshjen e fundit në La Liga të premten kundër Valencias, Chelsea do të mbyllë fushatën në Premier League të dielën kundër Nottingham Forest. Kjo është tre ditë para finales në Wroclaw të Polonisë.
Për Chelsean, ndeshja kundër Forestit do të jetë gjithashtu një ndeshje e rëndësishme, në lojë është kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Maresca tha se ishte 100% i pakënaqur sepse, “nuk mund t’i japësh një skuadre 48 orë më shumë se tjetra kur luan finalen e një kompeticioni evropian”.