Messi është më i miri, Cristiano Ronaldo në vend të katërt

Organizata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka hartuar një listë me 10 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Renditja është rezultat i një sistemi hibrid të hartuar si më poshtë: 25 për qind e votave vijnë nga 100 ekspertë (historianë, gazetarë) ndërsa 75 për qind jepen nga votat online nga fansat dhe mediat globale.
Renditja merr parasysh trashëgiminë historike dhe ndikimin në futbollin aktual, por nuk specifikon kritere të detajuara dhe statistikore si golat apo trofetë.