Liga e Europes percaktohetn 8 skuadrat cerekfinaliste

Liga e Evropës ka përcaktuar 8 skuadrat cerekfinaliste, duke lënë jashtë saj skuadra favorite si Liverpool. Anglezët kanë dështuar në objektivin e mbetur sezonal, pasi nuk kanë mundur të kalojnë Bragën. Formacionit portugez i ka mjaftuar fitorja 1-0 në ndeshjen e vajtjes, ndërsa në sfidën e kthimit në “Anfield Road” ka rezistuar ndaj vendasve të drejtuar nga Keni Daglish, duke barazuar 0-0. Dështimi i radhës për Liverpool që i ka thënë lamtumirë dhe trofeut të mbetur në këtë sezon. Zhgënjen edhe Manchester City, që është eliminuar nga Dinamo e Kievit.
Humbja në ndeshjen e vajtjes dhe cmenduria e Mario Balotelit në sfidën e kthimit i ka kushtuar shtrenjtë anglezëve. Sulmuesi italian doli me karton të kuq që në minutën e 36-të, ndërsa fitorja 1-0 e Manchester City falit të Kolarov nuk i ka mjaftuar skuadrës së Mancinit. Cerekfinalet e Ligës së Evropës shohin një dominim portugez, pasi përvec Bragës, një biletë për në raundin tjetër kanë fituar Porto dhe Benfika, që kanë ëliminuar përkatësisht CSKA e Moskës dhe Paris SG. Të njëjtin sukses ka shijuar Villareali.
Spanjollët mundën 2-1 Bajer Leverkusen, duke siguruar kualifkimin ndërsa në raundin tjetër të kompetcionit të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube do të vazdojnë aventurën e tyre PSV Eindhoven, Spartaku i Moskës dhe Tënte.
Nertan Prifti