E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkofag betoni per Fukushimen. Nje jave nga termeti fuqishem

Një minutë heshtje është mbajtur sot në orën 14:46 në Japoni në kujtim të viktimave nga tërmeti i fortë që goditi një javë më parë dhe nxiti cunamin shkatërrimtar, ndërsa në Fukushima nuk përjashtohet një zgjidhjeje si ajo në Cernobil, me sarkofac cimentoje. Bilanci zyrtar i të vdekurve dhe të zhdukurve nga cunami i së premtes së kaluar ka shkuar në të paktën 16.600, ndërsa më shumë se 6.500 njerëz janë konfirmuar të vdekur.

Qytete fantazma e shkatërrime ekstreme mund të shihen qartazi në fotot satelitore . Fotografitë tregojnë se cunami ka asgjësuar zona të banuara ka shkatërruar aeroporte dhe tokë bujqësore, ka dëmtuar rrugët, ndërsa centralet bërthamore duken si masa apokaliptike.
Tërmeti i javës së kaluar dëmtoi katër nga gjashtë reaktorët në centralin bërthamor, rreth 250 km në veri të Tokios. Ndërsa ekipet vazhdojnë me operacionet për rivendosjen e lidhjeve elektrike në sistemin e ftohjes të reaktorit bërthamor që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami niveli i rrezikut nga zyrtarët japonezë është klasifikuar një gradë më sipër në shkallën 5 .

Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, e quajti emergjencën bërthamore "aksident ekstremisht serioz", dhe tha se do të duhet ndihma ndërkombëtare. Incidenti bërthamor konsiderohet më i rrezikshmi pas katastrofës në Çernobil në vitin 1986. Nga disa blloqe reaktorësh vazhdon të dalë tym i bardhë. Shkaqet mbeten të paqarta. Sipas ekspertëve mund të bëhet fjalë edhe për avull, i cili është krijuar pas ftohjes së blloqeve me ujin e hedhur nga ajri. Nga helikopterë të ushtrisë janë hedhur shumë tonë ujë deti në rrënojat e reaktorëve ku ndodhen shufrat radioaktive. Automjete speciale të ushtrisë me pompa uji janë përpjekur gjithashtu të ftohin shufrat djegëse për të evituar shkrirjen bërthamore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›