Edhe Rizespor kërkon Ibraimin
Klubi turk, Çaykur Rizespor ka hyrë në garë për ta transferuar Agim Ibraimin. Sipas medieve turke, klubi nga liga e dytë turke ka filluar negociatat për transferimin e sulmuesit shqiptar.
“Çaykur Rizespor ka filluar negociatat e para për transferimin e futbollistit të Olimpija Lubjanës, Agim Ibraimi”, ka shkruar të enjten Turkiye Gazetesi.
Për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Maqedonisë janë të interesuar edhe gjiganti holandez, Ajax, Heerenveen dhe Dinamo Zagreb.
Ish-futbollisti i klubit austriak, Red Bull Salsburg, ka shënuar 19 gola në 47 ndeshje me Olimpinë, prej tyre 7 në sezonin e fundit.
21-vjeçari, i cili tashmë është futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me klubin slloven, në sezonin 2005/2006 ka bartur edhe fanellën e klubit nga Tetova, Shkëndija 79. Gjatë kësaj periudhe, Ibraimi zhvilloi rreth 50 ndeshje për kuqezinjtë, derisa realizoi vetëm tre gola.