E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, sot ndeshjet e dyta në grupe

Në grupin A, Anderlehti pret Ajaksin, kurse Dinamo e Zagrebit luan në fushën e Timisoaras.

Grupi B rezervon përballjen më spektakolare të mbrëmjes së sotme. Në “Mestaja” vendasit e Valencias presin Xhenovan, në ndeshjen që do të përcaktojë kreun e këtij grupi.

Italianët e fituan ndeshjen e parë në shtëpi 2-0 përballë Slavia Pragës, kurse Valencia barazoi në Francë 1-1 ndaj Lilës.

Francezët do të udhëtojnë drejt Çekisë ku do të gjejnë përballë Slavian e Pragës, në një ndeshje ku të dy ekipet do kërkojnë fitoren, për të mos humbur shanset për kualifikim.

Dy kryesueset e grupit C, Rapidi i Vjenës dhe Hapoel Tel-Avivi, pas fitoreve në ndeshjet e para, luajnë në transfertë përkatësisht përballë Sëlltikut dhe Hamburgut.

Herenven – Sporting Lisbona dhe Herta Berlin – Ventspils janë dy takimet që do të luhen në kuadër të grupit D.

Roma e Klaudio Ranierit do të presë në “Olimpiko” CSKA-në e Sofies, ku do kërkojë patjetër tri pikët, pas humbjes në ndeshen e parë në Zvicër përballë Bazelit, të cilët udhëtojnë drejt Anglisë për të luajtur kundër Fulhamit.

Në grupin F, pas fitores 3-1 në Greqi kundër Pnathinajkosit, turqit e Gallatasarajit presin në fushën e tyre Shturm Gracin, ndërkohë që Panathinajkosi do kërkojë fitoren e parë në fushën e Dinamos së Bukureshtit.

Dy pretendentët kryesorë për të kaluar grupin G, Lacio dhe Vijareali, do kërkojnë fitoret në transfertë, përkatësisht kundër Levski Sofies dhe Salzburgut.

Pas humbjes së dy javëve më parë në stëpi kundër Tventes, Fenerbahçe do provojë të marrë pikë në fushën e moldavëve të Sherif Tiraspolit, kure Tvente do të presë në Hollandë Steauan e Bukureshtit.

Ndeshje në transfertë edhe për dy kryesueset e grupit I. Pas fitoreve në shtëpi, Evertoni do të udhëtojë drejt Bjellorusisë, ku do të ketë përballë vendasit e Bate Borisovit, ndërkohë që Benfika luan në Greqi kundër AEK-ut.

Në Ukrainë, kampionët në fuqi të kësaj vepërmtarie, Shaktar Donjetsku, luan përballë ekipit serb të Partizanit të Beogradit. Në ndeshjen tjetër të grupit J, Tuluza luan në shtëpi kundër belgëve të Bryzhit.

Kopenhagen – Sparta Praga dhe Psv Einthoven – Kluzh janë përballjet që rezevon grupi K.

Përballje kryesuesish edhe në grupin L. Verder Bremeni pret në Gjermani Atletik Bilbaon, ndërsa Austria e Vjenës pret portugezët e Nacionalit.

Liga e Europës, ndeshjet e dyta:

Grupi A
Anderleht – Amsterdam (ora 21:05)
Timisoara – Dinamo Zagreb (ora 21:05)

Grupi B
Valencia – Xhenova (ora 21:05)
Slavia Praga – Lilë (ora 21:05)

Grupi C
Sëlltik – Rapid i Vjeës (ora 21:05)
Hamburg – Hapoel Tel-Aviv (ora 21:05)

Grupi D
Sporting Lisbona – Herta Berlin (ora 21:05)
Ventspils – Herenven (ora 21:05)

Grupi E
Roma – CSKA Sofia (ora 21:05)
Fulham – Bazel (ora 21:05)

Grupi F
Dinamo Bukuresht – Panathinajkos (ora 21:05)
Gallatasaraj – Shturm Grac (ora 21:05)

Grupi G
Levski Sofia – Lacio (ora 19:00)
Salzburg – Vijareal (ora 19:00)

Grupi H
Sherif – Fenerbahçe (ora 19:00)
Tvente – Steaua Bukuresht

Grupi I
AEK – Benfika (ora 19:00)
Bate Borisov – Everton (ora 19:00)

Grupi J
Shaktar Donjetsk – Partizan Beograd (ora 19:00)
Tuluz – Bryzh (ora 19:00)

Grupi K
Kopenhagen – Sparta Praga (ora 19:00)
Psv Einthoven – Kluzh (ora 19:00)

Grupi L
Austria Vienë – Nacional (ora 19:00)
Verder Bremen – Atletik Bilbao (ora 19:00)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›